
Ish-ministri kosovar, Bekim Çollaku ka folur rreth Deklaratës për të Zhdukurit duke thënë se e mirëpresin një marrëveshje të tillë e cila është shumë e rëndësishme.
Çollaku ka kritikuar edhe Qeverinë, duke thënë se ka lejuar zvarritjen e këtij procesi pasi që këtë draft e ka pasur të gatshëm që dy vite, raporton Gazeta10.
“Unë mirëpres Deklaratën e cila ndërlidhet me veprimet që duhet t’i ndërmarrin dy palët për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Kjo ka qenë një plagë dhe mbetët e hapur për më tepër se 23 vite e cila është zvarritur qëllimshëm nga Serbia. Por edhe është mënjanuar nga Qeveria aktuale e cila e ka pasur të gatshëm draftin për këtë marrëveshje.”, tha ai në Kanal10.
Ministri ka thënë se nuk do duhej që dakordimi për personat e zhdukur me forcë të bëhej me një deklaratë.
“Një kritik shkon për këtë çështje, nuk do duhej që një marrëveshje për personat e zhdukur me forcë të përfundonte në një deklaratë, sepse përveç kësaj deklaratë tani palët do duhej të negociojnë për një plan zbatues i cili me siguri do të marrë kohë.”, tha ai.
Si pikë të rendit të takimit, Kurti dhe Vuçiq miratuan fillimisht Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99./Gazeta10