Gazeta10

Ish-ministri Ferati: Kryetarët e veriut s’kanë kufizime ligjore, mund të betohen edhe jashtë komunave

Betimin e kryetarëve të rinj të komunave veriore jashtë objekteve komunale, nuk po e sheh si një problem, ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, shkruan Gazeta10.

Ferati në “Prime Time” ka vlerësuar se edhe nëse ndodh ky betim në këtë mënyrë është në përputhje me ligjin.

Në aspektin ligjor është në rregull, nuk ka ndonjë detyrim që tregon se ku duhet të bëhet betimi. Është e rëndësishme që kryetari ta bëj betimin. Me dhënien e betimit ata janë në rregull dhe i marrin të gjitha përgjegjësitë që parasheh ligji për qeverinë lokale.”, ka thënë ai në Kanal10.

Madje, ish-ministri ka thënë se betimi mund të bëhet edhe në distancë dhe në mungesë.

Nuk ka asnjë kufizim ligjor, mundet edhe në distancë edhe në mungesë. E rëndësishme është që duhet të konsiderohet që kryetari e ka dhënë betimin dhe të njëjtin e ka nënshkruar dhe ka njoftuar Ministrinë e Pushtetit Lokal. Që nga organizimi i zgjedhjeve dhe refuzimit të pjesëmarrjes së zgjedhjes, tregon se nuk është një situatë jo normale. Zgjedhjet kanë shkuar sipas ligjit, këta kryetarë janë ligjor. Edhe të kaluarën ka ndodh që kryetarët s’e kanë bërë betimin njëjtën ditë. Nuk pres tensione, e rrezik të sigurisë.”, deklaroi ai.

Tutje, Ferati ka përmendur edhe disa opsione se në cilat vende këta kryetarë mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në rast se jo në objekte komunale.

A do të mund ta ushtrojnë funksionin nga komuna apo ndonjë ndërtesë tjetër, duhet të jetë institucionale. Në Zveçan kemi zyrën lokale kemi bashkësinë lokale dhe mund të shfrytëzohen objekte në Boletin e Zhazhë, sikurse në Zubin Potok në fshatin Çabër mund të krijohen mundësitë. Po ashtu në Leposaviq, kemi në Bistricë një infrastrukturë institucionale që mund të zhvillohet kjo detyrë deri në rrethana tjera.”, tha Ferati në Prime Time./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij