Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-ministri Mehaj njofton se kirurgu oral Fisnik Mekaj nga sot ofron shërbime falas për policët e speciales (FIT)

Gazeta10
30 March 2025 - 22:34

Policët e njësisë speciale intervenuese (FIT) tash e tutje do e kenë mundësinë të marrin shërbime falas tek Advanced Dental Center në Prishtinë, nga dentisti, Fisnik Mekaj.

Kështu bëri të ditur ish-ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj i cili përmes një postimi tha se vepra e Mekajt buron nga njohja e sakrificave që bëjnë çdo ditë pjesëtarët e FIT-it dhe Policisë së Kosovës në përgjithësi.

Ai i ka bërë thirrje Sindikatës së Policisë që këtë shërbim ta rregullojnë në mënyrë ligjore.

Po ashtu, sipas Mehajt,  Qeveria e re që do të formohet policinë duhet ta ketë këtë si një nga prioritetet kryesore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.