Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Gazeta10
22 March 2025 - 12:15

Ish-presidenti, Hashim Thaçi sapo është nisur për në Hagë, raporton Gazeta10.

Ai u largua nga ana tjetër e selisë së Eulex-it në Fushë Kosovë, pas takimit që pati me gruan e vëllezërit.

Trupa të njësive speciale policore të vendit dhe atyre të Eulex-it shihen pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkaq qytetarët po vazhdojnë ende protestën e thirrur në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi erdhi dje në Kosovë ku edhe  vizitoi varrin e babait Haxhi Thaçit, e më pas qëndroi për pak orë në shtëpinë e tij.

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.