Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-presidenti i Sllovenisë përmendet si pasardhës i Lajçakut në dialog

Gazeta10
09 April 2024 - 18:02

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor pritet të jetë pasardhës i Miroslav Lajçakut në pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Gazeta sllovene “Delo” ka raportuar të martën se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë është duke ndihmuar në lobim me qëllim që Pahor të emërohet në pozitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun.

Ministria e udhëhequr nga ish-partiakja e tij, Tanja Fajon, është duke u bërë gati që të Pahorin ta propozojë si pasardhës të diplomatit sllovak, Lajçak

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është kandidat i përshtatshëm për këtë pozitë të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë. Për këtë arsye, rrjeti diplomatik slloven vendosi se do ta ndihmonte ish-presidentin në kandidaturën e tij. Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për këtë pozitë”, shkruan gazeta sllovene “Delo’.

Sipas gazetës, është Pahor, ai i cili duhet të bëjë kërkesë personale në Shërbimin Evropian për Çështjet e Jashtme.

“Delo” shkruan se një pjesë të lobimit për Pahorin është duke e kryer komiteti këshillues i Institutit Miqtë e Ballkanit Perëndimor. Në këtë komitet janë të angazhuar ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ish-kryeministri suedez Carl Bildt, ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-presidenti serb Boris Tadiq.

“Kujtojmë se Borut Pahor si kryetar i atëhershëm i SD-së vendosi Tanja Fajon si mbajtëse të biletës së SD-së për zgjedhjet europiane të vitit 2009, me gjithë kundërshtimet e shumta brenda partisë”, shkruan “Delo”.

Lajçakut i përfundon mandati në muajin gusht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.