Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ish-trajneri i Lecces dënohet me katër ndeshje

Gazeta10
12 March 2024 - 16:03

Ish-trajneri i Lecces, Roberto D’Aversa, është suspenduar me katër ndeshje, të martën, për shkak se e qëlloi me kokë një futbollist të skuadrës rivale.

Kjo bëri që ai të shkarkohej nga skuadra e Serie A.

Pas humbjes 1:0 nga Hellas Verona, D’Aversa shkoi për të intervenuar në debatin mes sulmuesit të Veronas, Thomas Henryt, dhe mbrojtësit të Lecces, Marin Pongraçiq. Megjithatë, përfundoi duke e goditur me kokë Henryn.

D’Aversa kërkoi falje për incidentin më vonë, ndërsa është dënuar edhe me 10 mijë euro.

D’Aversa më herët e ka drejtuar edhe Parman dhe Sampdorian, ndërsa në krye të Lecces ishte prej muajit qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.