Lajme

Ish-udhëheqësi i Koshares Xhafer Gashi, rikthehet 25 vite pas: Jam krenar që i takova asaj beteje

Gazeta10
12 Qershor 2024 - 23:59

Ish-udhëheqësi i luftës në Koshare, Xhafer Gashi ka bërë një rrëfim të padëgjuar me parë për betejën qe ishte zhvilluar në këtë vend.

Në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal10, Gashi ka folur për betejat e ashpra që ishin zhvilluar në këtë zonë duke përmenduar edhe vrasjen e shokëve.

Gashi ka treguar se ai dhe shokët e tij ushtarë ishin betuar se këmba e serbit nuk do të shkelë më në vendet ku kishin rënë Sali Çeku, Agim Ramadani, Xhemajl Fetahu e shumë ushtarë të tjerë të UÇK-së.

“Në vendin ku ka rënë Sali Çeku më këmba e serbit nuk ka shkel aty. Ky ka qenë betimi ynë dhe ashtu ka ndodhur”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.