Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish zv/ministri: Qeveria Kurti e fuqizoi Listës Serbe në veri – do ta ngulfas

Gazeta10
12 May 2023 - 0:19

Ish-zv/ministri për Komunitete dhe Kthim Milazim Gashi ka deklaruar në Prime Time se Qeveria Kurti me ardhjen në pushtet i dha fuqinë Listës Serbe në veri.

Sipas Gashit, subjekti politik serb në Kosovë, para ardhjes në pushtet të Kurtit nuk e pati fuqinë e njëjtë në skenën politike, transmeton Gazeta10.

Si e tillë, sipas tij Lista Serbe nga një arterie e vogël ilegale arriti që përmes qëndrimeve e vendimeve gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti të krijojë besueshmëri në veri të Mitrovicës.

“Këtë fuqi Listës Serbe ia ka dhënë Qeveria Kurti, për shkak se Qeveria Hoti me Qeverinë Kurti 2, arriti t’i lë jashtë subjeketet më të fuqishme serbë në Kosovë. Kryeministri s’ke i gatshëm të futet në qarqe të caktuara dhe ta modifikoj problemin e serbëve në Kosovë në veri. Pjesa Jugore ka qenë e gatshme të bëhet pjesë e institucioneve, por edhe këta iu bashkangjitën Listës Serbe. Lista Serbe prej një arterie të vogël ilegale, arriti të krijojë besueshmëri në zonën veriore duke ia faturuar Kurtit këtë meritë.”, tha Gashi.

Gashi ka parashikuar se në hapat e ardhshëm politik, Lista Serbe  do të luaj në nivelin e “shahit politik” dhe “do ta ngulfatë” Qeverinë e Kurti duke mos pasur mundësi ta integrojë pjesën veriore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.