Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Ish-zyrtarja e OSBE-së: Shqiptarët që ishin miq me serbët konsideroheshin kolaboracionistë nga UÇK-ja

Gazeta10
06 December 2023 - 17:04

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Gjykatën Speciale, ka thënë se shqiptarët e Kosovës që kanë pasur miqësi me serbët apo pjesëtarët e pakicave të tjera, janë konsideruar si bashkëpunëtorë ose kolaboracionistë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shenjtëroheshin.

Mitchell tha se krejt kjo ka ndodhur jo vetëm para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, por edhe pas.

“Gjatë kohës sime në Kosovë, si para ndërhyrjes së NATO-së dhe më pas, shqiptarët e Kosovës që mund të ishin miq ose që mund të kishin pasur shokë serbë apo fqinjë që ishin pjesë e pakicave, këta persona konsideroheshin në thonjëza si kolaboracionistë dhe shënjestroheshin nga UÇK-ja dhe mbështetësit e tyre në atë kohë”.

Sipas saj, edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë të shënjestruar dhe frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së.

“Më kujtohet që LDK-ja ka qenë partia e fundit politike e zgjedhur në Kosovë. Kishin shumë poste burokratike dhe në administratat paralele që e kryesonte Rugova si kryetar i LDK-së. Pas rifutjes në Kosovë, pra pas ndërhyrjes së NATO-s, kemi marrë raporte të shumta. Një ishte për zonën e Gjilanit ku përfaqësues të LDK-së ishin të shënjestruar, ngacmoheshin dhe frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.