Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ishin duke debatuar për Parajsën e Ferrin, ateisti qëllon me armë kushëririn e tij pastor

Gazeta10
15 Janar 2023 - 17:41

Një burrë në Florida është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar kushëririn e tij pastor gjatë një debati në lidhje me Parajsën dhe Ferrin.

Ateisti njëzet e gjashtë vjeçar Ke’shawn NeSmith debatoi me kushëririn e tij të dytë Jimmy McGauley pas një funerali, sipas një raporti të policisë.

Policia u dërgua në Melson Avenue në Jacksonville, Florida, të shtunën më 8 pas një raportimi për një person që u qëllua.

“Hetimi zbuloi se viktima, Jimmy McGauley, dhe i dyshuari, Ke’shaën NeSmith, u përfshinë në një debat, pas një funerali për një anëtar të familjes, në lidhje me Parajsën dhe Ferrin.” I dyshuari nuk besonte në Zot ndërsa viktima ishte një pastor që po përpiqej t’i dëshmonte të kundërtën.

Debati u ndez dhe NeSmith doli jashtë i zemëruar ndërsa anëtarët e tjerë të familjes u përpoqën ta qetësonin. Raporti pretendon se McGauley, 46 vjeç, u qëllua më pas nga NeSmith.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se viktima nuk e ka kërcënuar në asnjë mënyrë të dyshuarin dhe nuk ka qenë i armatosur me asnjë armë kur është qëlluar. Familjarët e kanë ndaluar të dyshuarin në vendin e ngjarjes derisa ka mbërritur policia.

Zyra e Sherifit të Jacksonville ka thënë se NeSmith po përballet me akuzat për tentativë vrasje, përdorimin e armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi dhe mbajtjen e një arme zjarri të fshehur, pasi policia tha se një kontroll i bazës së të dhënave përcaktoi se ai nuk kishte një licencë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.