Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ishte i dënuar me tre vjet burgim për “Lëndim të rëndë trupor”, arrestohet në Suharekë

Gazeta10
15 January 2025 - 12:15

Policia ka njoftuar se dje në Suharekë është arrestuar një 29 vjeçar i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Me 14.01.2025, në Suharekë është arrestuar i dënuari A.B 29 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega Suharekë kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren/Dega Suharekë, për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”.”

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  tre vite (3) burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.