Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Ishte ndër gazetarët e parë që hyri brenda Speciales, Fidan Rama rrëfen momentet e rralla pas 6 vitesh

Gazeta10
14 September 2026 - 12:27

Gazetari i Kanal10, Fidan Rama, ka rrëfyer detaje nga vizita e tij e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, më 2 qershor 2021.

Duke kujtuar atë përvojë, Rama ka treguar se për të arritur deri te katër të paraburgosurit duhej të kalonte nëpër shtatë dyer. Ai ka thënë se ambientet ishin të mbushura me vizitorë.

“7 dyer për t’i kaluar, për t’i parë 4 burra aty. Ishte plot me vizitorë”, ka rrëfyer Rama.

Ai ka bërë të ditur se vizitat në Hagë kanë vazhduar edhe më vonë, deri në ditët e sotme, ndërsa ka përcjellë nga afër zhvillimet dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fund, Rama ka shprehur dëshirën që procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe katër të paraburgosurit të kthehen në Kosovë.

“Uroj që ky proces të përmbyllet dhe katërshja të kthehet në Kosovë”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.