Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare

Gazeta10
14 September 2026 - 11:47

Në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”.

Hapja e konferencës është bërë nga përfaqësuesja e kësaj platforme, Eliza Hoxha, e cila tha se për 6 vite ky proces ka qenë pjesë e pandashme e vëmendjes publike në Kosovë.

“Kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për në vlerat tona të vërteta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por aty duhet të jenë aty për t’i vlerësuar dhe adresuar”, tha ajo.
Konferenca përmes tri paneleve të diskutimit synon të rikthejë vëmendjen te narrativa që procesi gjyqësor në Hagë ka pasur për historinë e vendit, kujtesën kolektive të popullit të Kosovës dhe për luftën e UÇK-së.

Në panelin e parë, Enver Hasani, Ylber Hysa dhe Enver Hoxhaj po shtjellojnë temën “Konteksti i ri i krijuar nga Dhomat e Specializuara”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.