
Çmimet e naftës u rritën në fillim të javës së vendimit të Rezervës Federale të SHBA-së (Fed) për normat e interesit, duke shtuar presionet inflacioniste, kontratat e së ardhmes për naftën WTI dhe Brent janë rritur me më shumë se 2 për qind.
Të mërkurën, Fed-i amerikan do të shpallë vendimin për normën e interesit. Muajin e kaluar, kreu i Fed-it, Kevin Warsh tha se inflacioni mbeti shumë i lartë, pavarësisht një ekonomie rezistente dhe investimeve në rritje në inteligjencën artificiale.
Duke folur në Simpoziumin e Politikës Ekonomike në “Jackson Hole”, Warsh sinjalizoi se mund të nevojiten hapa të tjerë të politikës monetare nëse inflacioni nuk bie në nivelin e synuar. Të premten, norma e inflacionit në SHBA ishte 3,4 për qind ndërsa norma mujore u rrit në 0,4 për qind.
Javën e kaluar, të dhënat e Shoqatës Amerikane të Automobilëve treguan se çmimi i naftës dizel arriti në 6,05 dollarë, duke shënuar nivel rekord. Rritja e çmimeve të naftës gjatë këtij muaji shton shqetësimet për inflacionin dhe ushtron presion mbi bordin e politikës monetare të Fed-it, shkruan Abcnews.
Kontratat e së ardhmes për Brent tregtohen me 106,8 dollarë për fuçi, me rritje prej 2,1 për qind ndërsa WTI tregtohet me 102,2 dollarë, me rritje prej 2,2 për qind.