Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me të drejtën, drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë

Gazeta10
14 September 2026 - 10:59

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së mandatit të tij të katërt, ka deklaruar se Kosova pret vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Kurti ka thënë se pret që vendimi i cili pritet të shpallet të mërkurën të jetë në përputhje, siç është shprehur ai, me të drejtën dhe ka uruar që ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre.

“Pasnesër, pas 2 ditësh, Kosova, ne të gjithë presim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Vesi për ne është gjithçka e qartë: populli i Kosovës rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare, dhe kundrejt një pushtuesi. I cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.