Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ishte teknik në shkollë” – Bashkëfshatarët të shokuar nga krimi ku 60 vjeçari vrau djalin, gruan dhe më pas vetën

Gazeta10
28 July 2023 - 21:03

Tre anëtarë të familjes Bekteshi, burrë e grua dhe djali i tyre, kanë mbetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30, ka konfirmuar policia. Dyshohet se kryefamiljari, rreth 60-vjeçar, e ka vrarë bashkëshorten dhe të birin e tyre, dhe më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri.

Sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online, pranë shtëpisë dhe furgonit të Krim-Teknikës janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, besoj të afërm dhe fqinj. Por, mediet janë penguar të afrohen. Policia ka vënë shiritat qindra metra larg shtëpisë së familjes Bekteshi, dhe pengesa duket se ka vlejtur vetëm për mediet.

Bashkëfshatarët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por prapa kamerës kanë treguar për EO se Abedin Bekteshi ishte i punësuar si teknik në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan.

Një arsimtar i shkollës ku ka punuar tashmë i ndjeri, e përshkroi atë si një person punëtor dhe të urtë. “Po çuditem qysh ka ndodh kjo. Abedini ka punu si korrier në shkollë, madje ka punu në ndërtimtari si punë të dytë”, u shpreh ky bashkëfshatar, i cili nuk deshi t’i përmendet emri

Abedin Bekteshi dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin, rreth 24-vjeçar, para se të qëllonte veten.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se vdekja është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor dhe se Policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.