
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.
Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.
Mbrojtësi i SC Gjilanit, Qendrim Ismajli foli për sezonin aktual të Superligës së Kosovës, dhe për vazhdimin tutje.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, edhe në aspektin financiar nuk kemi probleme, dhe kështu do të synojmë të sigurojmë mbijetesën larg barazhit” – tha ai.
Tutje, ai foli edhe për fillim e sezonit, të cilin e cilësoi shumë të vështirë.
“Fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë, kemi pasur shumë lojtarë që kanë ardhur vonë, e njëri ndër ta ka ardhur 10 ditët e fundit, dhe kështu adaptimi ka qenë arsye kryesore për ndeshjet e dobëta të treguara” – tha ai.