
Të mërkurën do të luhet ndeshja mes dy rivalëve të futbollit kosovar, Prishtinës dhe Dritës, raporton Gazeta10.
Kjo është ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri I ‘bardhekaltërve’, Ismet Munishi, para ndeshjes me Dritën ka deklaruar se të mërkurën do të tregojmë se kush është Prishtina.
“Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina, sepse ‘rrethet’ kanë filluar ta çojnë kokën si shumë. Pilsat do të bëjnë atsmoferën siç i ka hije klubit më të madh shqiptar” ka thënë Munishi.
Prishtina nuk ka ecuri të mirë ndaj Dritës, pasi është mposhtur nga ‘Intelektualët’ në tri ndeshjet e fundit.
Ndeshja Prishtina – Drita do të luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00. /Gazeta10/