Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Isni Kilaj niset për në Hagë: Pres drejtësi

Gazeta10
15 November 2026 - 15:42

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj ka njoftuar se sot po udhëton drejt Hagës, ku më 17 nëntor pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kilaj ka deklaruar se pret drejtësi, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët”, ka shkruar Kilaj në Facebook.

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, në gjykimin për administrim të drejtësisë.

Në këtë proces përfshihet edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.