Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Dukej se Gjilani po luftonte për titull e jo Drita

Gazeta10
14 Maj 2023 - 22:25

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (KF Feronikeli ‘74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës, me focus të veçantë te ndeshja Gjilani – Drita, Isufi tha se u impresionua nga paraqitja e Gjilanit.

“Dukej se Gjilani po luftonte për titull e jo Drita. Te këta të fundit nuk pashë freski, gjersa Gjilani ishte më agresiv.”, tha Isufi.

Më tutje, Isufi kritikoi Dritën për paraqitjen e saj në këtë sfidë.

“Në një ndeshje ku luhet për titull, nëse nuk ka agresivitet, grint atëherë kjo situatë duhet të gjykohet e kritikohet, sepse në dy ndeshje të rëndësishme kanë lëshuar pikë.”, vazhdoi Isufi.

Opinionisti i përhershëm te “Kampionët”, foli edhe për situatën e krijuar te klubi bardhekaltër këtë sezon.

“Brenda një sezoni të ndërrohen tre trajnerë, unë mendoj se kjo edhe për lojtarët është shumë e vështirë, sepse duhet kohë që lojtarët të përshtaten me taktikat e trajnerit.”, përfundoi Isufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.