
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, me një panel shumë interesant, i përbërë nga Bekim Isufi (analist i përhershëm), Ramiz Krasniqi, Taulant Dajaku, Sami Sermaxhaj dhe Gëzim Sveçla.
Në studio po diskutohet për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor dhe për selektorin e Kosovës.
Për ndeshjen Ballkani – Prishtina, pati disa fjalë edhe analisti i përhershëm i emisionit “Kampionët”, Bekim Isufi.
Isufi tha se Ballkani është një nivel më lartë se Prishtina e çdo skuadër, pavarësisht mungesa që mund t’i ketë.
“Dinamika e lojëve të fundit të Ballkanit në Evropë dhe Superligë, ka bërë që skuadra e Ilir Dajës të jetë më e lodhur.” – tha ai.
Në vazhdim, Isufi ka edhe një kritikë për Prishtinën rreth kësaj ndeshje.
“Një gjë tjetër që më befason është edhe se si Prishtina nuk e shfrytëzoi këtë lodhje të Ballkanit e të sulmojë më shumë e të mos mbrohet pasi ka lojtarë të mjaftueshëm për t’i bërë probleme Ballkanit” – përfundoi ai.