Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Zvicra ishte e lodhur, duhej të ishim më kërkues

Gazeta10
19 November 2023 - 22:55

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Bekim Isufi, analist i përhershëm i emisionit “Kampionët”.

“Zvicra nuk kishte intensitet të lojës, ishte e lodhur e nuk kishte energji, është dashur të jemi më kërkues në disa episode të ndeshjes, pasi loja e helvetikëve ishte shumë e lexueshme”.

Tutje, trajneri i mirënjohur kosovar foli për lojën në përgjithësi të Kosovës në këtë ndeshje ndaj Zvicrës.

“Në pjesën e parë luajtëm me mbrojtje të ulët, lojtarët lejuan kundërshtarin të mbajë topin, nuk pam futboll kualitativ nga Kosova në tërë ndeshjen, mirëpo loja ishte koncentruar në kundërsulme” – tha ai.

Kosova barazoi 1-1 me Zvicrën në “St. Jacobs Park” gjatë natës së mbrëmshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.