
Qeveria italiane ka vendosur të dëbojë dy atashe ushtarakë nga Ambasada e Federatës Ruse në Itali, përgjegjës për aktivitetet e spiunazhit që dolën në pah gjatë hetimit të Prokurorisë Publike të Romës.
Kryediplomati italian, Antonio Taiani, ka treguar se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ka informuar Ambasadorin rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Roma brenda 3 ditëve.
“Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje serioze dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe për sigurinë kombëtare”, ka shkruar ai.