Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Iu ngrit aktakuzë për kanosje të Presidentes, reagon Gjergj Dedaj

Gazeta10
24 January 2024 - 22:57

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Dedaj thotë se po përndiqet politikisht.

“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM! Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.