
Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka thënë se partia e saj po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në të gjitha anët e Kosovës.
Izmaku ka deklaruar se qytetarët nuk e kanë harruar kontributin e kryetarit të Nismas, Fatmir Limajt dhe se të njëjtin duan ta rikthejnë në qeveri.
Teksa ka folur për përkrahjen e qytetarëve, Izmaku nuk ka kursyer kritikat për qeverinë Kurti.
“Njerëzit kanë dashtë me rikthy politikanin që tani e shohin një ndryshim të madh, duke i krahasu me këta që i kemi në qeveri dhe vetëm fjalë kanë pasë. Ne e dijmë që ka rrugë që ende janë të papërfunduara”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sipas saj, Limaj me Nismën çdo fjalë e kanë kthyer në vepra.
“Njerëzit dojnë me besu në Nismën Socialdemokrate dhe atë sloganin që na e kemi quajtur veç vepra”, ka thënë Izmaku. /Gazeta10/