
Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izamaku ka thënë se qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.
“Ne përveç që do t’i shpërfaqim këto mosrealizime që kanë ndodhur në katër vite, qytetarin e kanë zhgenjy e kanë ba me besu që s’kanë me besu më tek politika, po flas për veprat që janë bo këto katër vite”, ka thënë Izmaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sipas Izmakut, askush në Kosovë nuk ndihet krenarë me qeverisjen Kurti.
“Kërkush nuk ndjehet krenar që kur e sheh që katër vjet nuk ka pasur asnjë njohje, ka pasur sanksione”, ka thënë ajo. /Gazeta10/