Gazeta10

Izraeli fton 24 lojtarë për ndeshjen ndaj Kosovës, njëri e refuzon ftesën

Selektori i Izraelit, Alon Hazan, të enjten ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”.

Izraeli e hap kampanjën kualifikuese me ndeshjen ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshja Izraeli – Kosova luhet më 25 mars në Tel-Aviv. Më pas, më 28 mars, Izraeli luan në udhëtim ndaj Zvicrës. Ajo ndeshje luhet në Gjenevë.

Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të Izraelit. Por, ka edhe lojtarë të klubeve evropiane. Njëri prej tyre është sulmuesi i Fulhamit, Manor Solomon. Ai ka shënuar në pesë ndeshje rresht në Premier League dhe Kupën FA, prej 11 shkurtit e deri më 6 mars. Seria iu ndërpre ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit. Vetëm Erling Haaland dhe Marcus Rashford kanë seri më të gjatë të ndeshjeve në të cilat kanë shënuar gola.

Salomon është 23-vjeçar, ndërsa ka luajtur për Shakhtar Donetskun disa vjet. Në Izrael ishte te Maccabi Petah Tikva. Ai është shumë i popullarizuar në Izrael dhe aktualisht njëri prej lojtarëve kryesorë. Për Izraelin ka shënuar gjashtë gola në 31 ndeshje.

Selektori i Izraelit, Hazan, ndaj Kosovës nuk do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që i ka planifikuar. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë që ka lëshuar federata izraelite, përkatësisht Hazan dhe menaxheri i ekipit nacional të Izraelit, Yossi Benyon.

“Ne jemi gjithnjë të kujdesshëm lidhur me transparencën dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me lojtarët që janë ftuar në ekipin nacional. Dia Saba meriton të përfshihet në ekipin e zgjeruar prej të cilit ne kemi përzgjedhur 24 lojtarët për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Zvicrës. Por lojtari ka dërguar mesazh të qartë se nuk dëshiron të jetë në ekip. Nga këndvështrimi ynë, është privilegj i madh të jesh lojtar i ekipit nacional dhe do të ketë gjithnjë të tillë që do ta shohin në këtë mënyrë”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Dia Saba ka 11 paraqitje e tri gola për Izraelin. Aktualisht po luan për Maccabi Haifan, ndërsa më herët ishte te Sivasspori dhe skuadra të tjera.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë