Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahja Kokaj flet gjatë në Kuvend, Konjufca me kërkesë epike për të

Gazeta10
02 March 2023 - 23:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën e Kuvendit ka folur për paraqitjen e Kurtit e Vuçiqit në Bruskel. Ai përgëzoi Kurtin për paraqitjen e tij, mes tjerash u shpreh se duhet ta përkrahim se “vëlla e kemi”.

Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë, mes tjerash ka kërkuar vëmendjen e kolegëve të partisë për çka po fliste.

“Adnan e Mimozë kam dëshirë të më dëgjoni në këtë pjesë…Besoj që fola diçka që është admiruese si për deputetë e pozitës e opozitës”, është shprehur Kokaj në përfundim të fjalimit të tij teksa deputetët duartrokitën.

Ndërkohë, një reagim epik erdhi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i kërkoi që të përdorë terma “më të lehtë”

“Profë mujsh me terma ma të lehtë se pak vonë deputetë po më ankohen”, ka thënë Konjufca teksa në Kuvend janë dëgjuar të qeshura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.