Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahjaga në Indonezi, kërkon njohjen e Kosovës

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 18:06

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në edicionin e nëntë të Forumit Botëror të Paqes, që po zhvillohet në Jakarta të Indonezisë, ku morën pjesë figura të njohura botërore, përfaqësues qeveritarë, liderë fetarë dhe delegacione nga shumë shtete të botës.

Në darkën e hapjes së forumit, Jahjaga njoftoi në Facebook se zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Indonezisë, si dhe me delegacione nga vende si Japonia, Kina, Rusia, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Egjipti, Irani, Tajlanda, Malajzia, Timori Lindor, Bosnja dhe Hercegovina e të tjera.

Gjatë këtyre bashkëbisedimeve, ish-presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë që ka njohja e Republikës së Kosovës, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, por edhe për ndërtimin e partneriteteve të reja që kontribuojnë në sigurinë dhe zhvillimin global./Ekonomia Online

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 Shkurt 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.