Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahjaga reagon për dhunimin e 11-vjeçares: Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës

Gazeta10
29 Gusht 2022 - 20:07

Atifete Jahjaga – Ish presidentja e Kosovës, ka reaguar pas raportimit për dhunimin e një 11-vjeçare nga pesë persona. 

Jahjaga u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë dhunuesit e së miturës, transmeton Gazeta10. 

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë është e shokuar nga lajmi, duke shtuar se dhuna ndaj vajzave e grave duhet të marrë fund. 

U bëj thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shohë që shteti është aty për të. Shoqëria jonë duhet t’i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave t’u japim gjithë mbështetjen e nevojshme. Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar ajo. 

Më tej, ajo ka thënë se një sulm i tillë lë pasoja të paimagjinueshme tek vajza./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.