Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rrëfen Haliti: Jam arratis nga Jugosllavia sepse kam qenë i kërcënum me më vra

Gazeta10
24 March 2026 - 21:38

Në vazhdën e intervistës së tij në Politiko, Xhavit Haliti ka folur edhe për periudhën e arratisjes dhe azilit politik gjatë kohës së regjimit jugosllav, duke theksuar se largimi i tij nga vendi nuk ishte emigrim i zakonshëm.

Haliti u shpreh se ishte detyruar të largohej nga Jugosllavia për shkak të rrezikut serioz për jetën.

“Dua të them se nuk kam emigru, jam arratis nga Jugosllavia në kushtet kur ka pas urdhër me m’vra.”

Ai tregoi se për një periudhë kishte jetuar në ilegalitet të plotë, pa dijeninë e shumë njerëzve, madje as të familjeve që e kishin strehuar.

“Jam arratis pas qëndrimit tim në ilegalitet që s’më kanë njohë as familjet që më kanë mbajt. Një pjesë e madhe e familjeve ku kam qëndru, në Llap, Prishtinë, Suharekë, Prizren, Myshisht, 90% s’kanë ditë as qysh e kam emrin.”

Sipas tij, organizata ku bënte pjesë në atë kohë ishte kujdesur për lëvizjen dhe sigurinë e tij, duke e zhvendosur vazhdimisht nga një vend në tjetrin:

“Organizata që e kemi pas atëherë më ka marrë në trajtim, më kanë çu në një vend deri sa më kanë thanë se duhet me ndrru venin.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.