Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Jam i lumtur me Superkupën” – Egbo thotë se synojnë edhe dy lojtarë

Gazeta10
21 January 2024 - 23:12

E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.

Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo.

“Jam shumë i lumtur me fitimin e Superkupës së Kosovës, kjo është si një shpërblim për punën e madhe që kemi bërë muajt e fundit” – tha ai.

Tutje, Egbo ka thënë se Prishtina nuk do të ndalet ende në afatin kalimtar të transferimeve.

“Vërtetë jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët e mi, mirëpo ne do të transferojmë edhe dy futbollistë gjatë këtij muaji, dua të shtoj konkurrencën, në mënyrë që të nxjerrë më të mirë nga të gjithë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.