Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jamal Musiala në bisedime të avansuara për të rinovuar kontratën me Bayern Munich

Gazeta10
07 December 2022 - 16:43

Talenti gjerman, Jamal Musiala, pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Bayerni dëshiron që Musialës t’i ofrojë një kontratë afatgjate, pasi e shohin atë si një nga futbollistët më premtues në ekip.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me talentin gjerman, i ka konfirmuar edhe drejtori sportive I bavarezëve, Salihamidzic.

“Ne i këmi treguar agjentëve të Musialës se jemi shumë të kënaqur me angazhimin e futbollistit. Në do të ulemi pas përfundimit të Botërorit për të diskutuar për një kontratë afagjate me Musialën” ka thënë Salihamidzic për mediumet gjermane.

Musiala po kalon në formë të lartë këtë sezon me Bayernin dhe shihet si njëri nga lojtarët me premtues në futboll.

Këtë sezon ai ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Musiala ishte njëri nga futbollistët më të mirë të kombëtares gjermane në Botëror, përkundër eleminimit të hershëm të ‘Die Mannschaft’ nga ky kompeticion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.