
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, mund ta bëjë një rikthim senzacional në Premier League.
“Sky Sports” ka raportuar të enjten se gjasat janë të mëdha që 31-vjeçari t’i bashkohet skuadrës së Crystal Palace.
Kolumbiani po shihet si opsion i mirë tek ekipi anglez, i cili pritet ta bëjë transferimin e parë për edicionin e ardhshëm. Në fakt, Rodriguez mund ti bashkohet qysh tani
Crystal Palacet pasi është lojtar i lirë.
Ai muaj më parë ka shkëputur kontratën me Olympiacosin dhe është në kërkim të një ekipi të ri.
Në 17 ndeshje në kampionatin grek, Rodriguez ka shënuar 5 gola dhe ka bërë po aq asistime.
Te Crystal Palace janë të gatshëm t’i ofrojnë atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit. Rodriguez e njeh kampionatin anglez, pasi më herët ka luajtur për skuadrën
e Evertonit.
Gjatë karrierës së tij, James ka luajtur për disa skuadra të njohura si Porto e Monaco, mirëpo kulmin e karrierës e kishte arritur me transferimin e tij në Real Madrid.
Te klubi spanjoll, James ishte dy herë fitues i La Ligas, gjersa po aq herë e kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve.