Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

James Rubin për UÇK-në: Tash s’mund të rishkruhet historia

Gazeta10
11 April 2023 - 12:46

Ish-zëdhënësi amerikan dhe tani përgjegjësi i Qendrës Globale të Angazhimit James Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë gjatë një qëndrimi të shkurtër në Prishtinë, ka folur edhe për gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Rubin ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e saj gjatë kohës së çlirimit dhe procesit të çmilitarizimit.

“UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar”, tha Rubin.

Gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990, Rubin ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit amerikan.
Kosova i ka ndarë në vitin 2013 Medaljen Presidenciale të Meritave për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.