
Ish gjyqtari i PZAP-së, Hasan Shala në emisionin “Gazeta” ka komentuar gjuhën të cilën janë duke e përdorur paritë politike në fushatë.
Ai ka thënë se kandidatët janë vetëm kundështarë politik dhe nuk janë armiqë, prandaj edhe duhet të ketë mirëkuptim në mes të partive, raporton Gazeta10.
“Debati në mes të kandidatëve duhet të jetë shumë korrek duhet të jetë më një nivel shumë më profesional, se ata duhet ta kujtojnë se janë vetëm kundështar politik, nuk janë armiqë, dhe është interesi I Kosovës që ta kemi një parlament që do ta ketë vullnetin e popullit, dhe atë vullnet të popullit partitë të cilat i fitojnë votat ta dërgojnë në vendin e vet në udhëheqjen, dhe t’i themelojnë institucionet shtetërore”, tha ai në Kanal10.
Shala shtoi se situatë që ka ndodhur që një vit e gjysmë me institucionet e Kosovës të mos përsëritet më.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10