Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jasharaj: Çdo version i Asociacionit është problematik për Kosovën

Gazeta10
23 March 2023 - 19:03

Aktivisti i shoqërisë civile, Durim Jasharaj në “Info10”, ka folur rreth krijimit të Asociacionit, duke thënë se arritja më e madhe e Kosovës është në rast se arrin që ta bëj një Asociacion më pak të dëmshëm se sa ai i vitit 2013-2015, shkruan Gazeta10.

Jasharaj ka thënë poashtu se çfarëdo Asociacioni do të jetë i dëmshëm për Kosovë, duke pasur parasysh sistemin politik të Serbisë.

“Unë mendoj që arritje e Kosovës, me kaq trysni e ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Arritja jonë më e madhe politike si shoqërie e shtet është të arrihet një Asociacion më pak i dëmshëm se ai i vitit 2015.  A është situate ideale jo? Çfarëdo Asociacioni që të themelohet më i mirë apo më i keq, për as kohë sa Serbia është e tillë jodemokratike, gjithmonë do të ketë problem për çfarëdo organizimi të serbëve në Kosovë.  Pra çfarë version i Asociacionit është problem. Pra po flasim për Serbinë që ka provuar të marrë më shumë teren në Kosovë që të pengoj Kosovën në rrugëtimin e saj.”, ka thënë ai.

Jasharaj ka thënë se përderisa nuk dihet se çfarë do të jetë statuti i Asociacionit s’mund të themi se a është vetëmenaxhim apo Asociacioni.

“Unë mendoj që kjo është tentativë e kot, sepse nuk mundesh me nxjerr asgjë më shumë se e vërtet e fjalës. Unë mendoj që e vërteta e kësaj fjale do të na vie kur të hartohet statuti i Asociacionit dhe do të shohim se a kemi të bëjmë me vetëmenaxhim apo me atë po flitet se do të jetë më shumë se Zajednica e vitit 2013-1015. Pra bazë statutit do të shohim se çfarë kompetenca do të ketë Asociacioni.”, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.