Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jasharaj: Dialogu me Serbinë ishte pengesë edhe për anëtarësimin në UNESCO

Gazeta10
09 March 2023 - 21:02

Aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj tha se “drita jeshile” për liberalizimin e vizave nga Këshilli i Ministrave të BE-së, është krykëput i lidhur me ecurinë e marrëveshjes Kosovës-Serbi nëkuadër të dialogut.

Jasharaj këtë vendim e krahasoi me atë të vititn 2015 kur Kosova kishte aplikuar në UNESCO, dhe vetëm për pak vota kishte dështuar së anëtarësuari, shkruan Gazeta10.

Ai në Politiko në Kanal10 ka kujtuar deklaratën e Lajçakut, aso kohe ku procesin e liberalizimit të vizave e kishte ndërlidhur edhe me ecurinë e dialogut me Serbinë.

“Në atë kohë vetë Lajçaku ka thënë se integrimi i Kosovës në institucionet e BE-së, kishte me pengu një marrëveshje të mundshme me Serbinë. Ai pati thënë që ky është një sinjal që dojmë me dërgu se nuk dojmë me dëmtu marrëveshjen Kosovë-Serbi, për shkak të një integrimi të Kosovës. Kosova është penguar shumë për shka të kësja paradigme, sepse Serbia ka liberalzim të vizave por edhe në rrugën në integrime.”, deklaroi Jasharaj në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.