Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj: Greva pezullohet deri në janar 2023

Gazeta10
01 Tetor 2022 - 14:35

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vendosur që të pezullojë grevën pas pesë javësh, pasi ka marrë mendimin e anëtarësisë, raporton Gazeta10.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.

Ai ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat e tyre, duke shtuar se ata s’janë gjunjëzuar por vetëm kanë respektuar vendimin e anëtarësisë.

“Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për Sigurime Shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Rezultati ishte goxha i ngushtë për pro dhe kundër”, tha ndër të tjera Jasharaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.