
Aktivisti i shoqërisë civile, Durim Jasharaj ka folur lidhur me gjetjen e një zgjidhje për përfundimin e tensioneve në veri të vendit, shkruan Gazeta10.
Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i dëgjojë kërkesat e Listës Serbe, sepse nuk është vetëm ”lëshim pe, por dorëzim para Serbisë”.
‘’Mendojë që duhet me pa në raport qysh na i ka qit Lista Serbe dhe Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve, bojkotin që jau ka bë. Nëse Qeveria e Kosovës ka me thënë që po i largojë Policinë e Kosovës nga veriu dhe po e pranojmë themelimin e Asociacionit, atëherë kjo nuk është lëshim pe por dorëzim para Serbisë e kërkesave të saj. Nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme, ligjet tona e rregullojnë atë.”, ka thënë ai në “POLITIKO”.
Sipas tij, zgjidhja për të dal nga kjo situatë do të ishte organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe refuzimi i dy kushteve të Serbisë.
‘’Po mundohet me u lidh kjo me thanë që është bërë për Asociacionin, por kjo sekuencë meriton me ia dhënë peshën e vet. Kosova nuk iu ka dorëzu kërkesave të Serbisë dhe ka bërë mirë, meriton me rreh shuplaka. Mendoj se është budallaki nëse kryeministri i Kosovës nuk ka me pranu kurrfarë zgjidhje me dal prej situate. Për mua zgjidhje kish me qenë, zgjedhje të jashtëzakonshme dhe refuzimin e dy kushteve që i ka qitë Lista Serbe dhe Serbia.’’, deklaroi ai./Gazeta10