Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jasharaj: Serbia e interesuar vetëm për themelimin e Asociacionit, e jo marrëveshjen finale

Gazeta10
04 May 2023 - 21:29

Durim Jasharaj nga shoqëria civile ka vlerësuar se Serbia është e interesuar vetëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e jo për marrëveshjen finale.

Ai në Politiko në Kanal10 tha se kryeministr Albin Kurti deri më tani nuk ka shkelë asnjë prej pikave të marrëveshjes, as aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit e as planin bazë, shkruan Gazeta10.

Jasharaj tha se Serbia është ajo që po e minon procesin e dialogut me Kosovën.

“Edhe votimi kundër aplikimi të Kosovës në OKB dhe bojkotimi i zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, janë vetëm dëshmi për mosinteresimin e Serbisë për ta çuar përpara procesin e dialogut. Serbia ka thënë vazhdimisht që gjëja kryesore që e determinon marrëvshjen me Kosovën, është Asociacioni. Bashkësia ndërkombëtare, duhet me garantu që të gjitha pikatv e marrëvshjes të zbatohen.”, tha Jasharaj në Politiko në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.