
Kryetari të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jasharaj, në konferencëne përbashkët për media ka thënë se populli duhet ta dijë se ne jemi të gatshëm për dialog edhe ditëve të vikendeve , por Qeveria i ka fajet për situatatën e e krijuar, raporton Gazeta10.
“Le ta din edhe populli, ne jemi të gatshëm edhe të diellave dhe të shtunave, po ulen me ne dhe diskutojmë qështjet, situate do të stabilizohet, pra I vetmi fajtor është Qeveria.”, tha Jasharaj.
Tutje, ai tha se kjo grevë që po zhvillohet dhe vazhdon është e ligjshme dhe se SBASHK-u ka bërë dhjegtra kërkesa për dialogë deri më tani por se janë injoruar nga Qeveria duke mbajtur takimeve e vizita që sipas tij janë “shëtitje.”
“SBASHK-u me dhjetra shkresa, takime e dialoge, vitin e kaluar i kemi dhënë hapsirë pikërisht për t’i ikur pikërisht të mos ketë grevë për nxënësit në shkolla… Greva është e ligjshme dhe mjafton një pikë e vullnetit të mirë e Qeverisë të ulemi e të bisedojmë, dialogu është celsi i zgjedhjes kësaj qështje, ndërsa gjithë këtë kohë ata janë duke u shëtitur nëpër komuna edhe duke u takuar edhe me grupe të vogla të njerëzve…”, u tha ndër të tjera në konferencë./Gazeta10.