Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jashari për rastin Roshiq dhe Sekiraqa: Institucionet gabuan sepse nuk i vlerësuan mirë rrethanat!

Gazeta10
09 Korrik 2024 - 20:43

Ikja e Marko Roshiqit disa orë më parë nga insitucionet e drejtësisë shënoi rastin e tretë të arratisjeve të fundit në Kosovë, raporton gazeta10.

Avokati Arbër Jashari, i ftuar në emisionin Politiko të Kanak 10 deklaroi se rastet e Roshiq dhe Sekiraqes janë të ngjashme në disa aspekte.

“Natyrisht që kjo mund të interpretohet edhe si lëshim nga ana e institucioneve të repuiblikës së Kosovës, kur e kemi rastin e Sekiraqes dhe Marko Rushiq janë raste të ngjajshme sepse të dytë e kanë ndjekur procedurën në shakllë të parë, pastaj kanë prit që gjykata ta marr një vendim lidhur me çështjen me iden që ndoshta do të nxjerr aktgjykim lirues dhe kur e kanë pa që gjykata i ka dënuar duke qenë në masën e arrestit shtëpiak, atëherë ata i kanë kalkulauar hesapet e veta dhe në një njëfar forme iu ka humbur shpresa që edhe Gjykata e Apelit mund të marr ndonjë vendirm tjetër, ekanë parë arristjen si zgjidhje ose si shmangje nga procedura”, deklaroi Jashari.

Tutje, Jashari tha se institucionet e Kosovës nuk kanë shkelur ndonjë dispozitë ligjore por nuk i kanë vlerësuar mirë rrethanat e rastit.


“Duhet të them që institucionet e Kosovës, në këtë rast gjykatat po flas për Rashiqin dhe Sekiraqen nuk është që kanë shkel ndonjë dispozitë ligjore kur kanë vendos por problemi është që nuk i kanë vlerësuar mirë rrethanat e rastit. Kjo pastaj i ka ksuhtuar një gjyqtari me suspendim e në rastin e Roshiqit nuk e di nëse është suspenduar dikush sepse është rast i freskët, në rastin e supsendimit unë kam qenë kateogorik pasi edhe ata janë njerëz dhe mund t’i vlerësojnë rrethanat”, përfundoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.