
Gazetaret e televizionit Kanal10, Sara, Nita, Fjolla dhe Genta në emisionin “Vera10”, kanë rrëfyer për momentet e tyre qesharake që ju ndodhin atyre në terren.
Ato janë përgjigur edhe në pyetjet “pikante”, gjatë lojës në bashketboll.
Gazetarja Saranda Aliu ka treguar që njëherë ka humbur në terren, në një fshat të Leposaviqit. Ajo ka treguar që kanë qenë shumë afër për të kaluar vijën kufitare në ditën e betimit të kryetarit të Leposaviqit.
Nita Ilazi ka treguar rast të ngjashëm ku nga Prishtina deri në Han të Elezit kanë bërë 3 orë duke shkuar rrugëve të panjohura. /Gazeta10/