Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Java e tretë e grevës në arsim, mosvijimi i mësimit shkelje e të drejtave të fëmijëve

Gazeta10
20 September 2022 - 8:24

Në emisionin e mëngjesit me Arben Ahemtin raportohet se për të tretën javë me radhë shumica e shkollave të Kosovës vazhdojnë trë jenë të zbraëta, raporton Gazeta10.

Për grevën e cila nisi me 25 gusht avokati i popullit, Naim Qelaj ka thënë se zhvilloi diskutime intezive me të dyja palët për gjetjen e një zgjidhje, por pa sukses.

Qelaj ka sqaruar kërkesën që ju ka prezantuar të dyja palëve.

“Duke e pa këtë situatë un kam propozuar një gjetje të një llojë moratoriumi me i zhvendos krejt këto diskutime ku palët kanë divergjenca në një periudhë të mëvonshme me qëllim që procesi mësimor me fillu sot, ndërsa kërkesa për çështjet që llidhen me çështjen financore, mu zhvendos në debat në fund të vitit”, tha ai.

Ai ka thënë që nuk do te heqë dorë nga ndërmjetësimi i të dyja palëve.

Ndërsa e para e digasterit të arsimit Arbërie Nagavci ka thënë për Kanal10 se qeveria është e gatshme për dialog social me SBASHK-un deri në gjetjen e një zgjidhje.

“Kemi shprehur gatishmërinë që sikur deri edhe më tani të vazhdojmë dialogun social dhe bashkëpunimin por natyrisht që sa më parë, qysh sot të fillojë mësimi, kemi prite pas përgjigjet që I kemi kthy avokatit kemi shpresu që të njëjtën gjë bëjë edhe SBASHK-u, tha Nagavci.

Ndërsa kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk i pranojnë 50 euro-t e Qeverisë dhe se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Kërkesat tona nuk jonë tu u marrë parasysh, e çmoj shumë angazhimin e avokatit dhe angazhimin e presidentës dikur, por si duket kryeministri nuk e ka ndërmend të ndërrojë qëndrimin, dhe fatkeqësisht jemi në këtë situatë”, tha ai.

Për mos nisjen e mësimit dhe vazhdimit e grevave, Jehona Lushaku – Sadriu nga LDK-ja ka akuzuar Qeverinë për mos gatishmërinë për dialog me sindikatat.

Në mungesë të dialogut sipas Lushtakut Qeveria e Kosovës po krijon situata alarmante tek qytetarët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.