Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer” – reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

Gazeta10
13 Janar 2025 - 15:53

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Raphinha shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Lamine Yamal, Robert Leëandoëski dhe Alejandro Balde.

Për Real Madridin shënuan Kylian Mbappe dhe Rodrigo.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka bërë një deklaratë pas humbjes së rëndë në finale.

“Kjo ishte një mbrëmje e keqe. Ne jemi të trishtuar si të gjithë tifozët tanë. Nuk e fshehim se jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli. Ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë duhet të mësosh nga humbja. Duhet të shohim përpara, nuk ka opsion tjetër”.

“Kemi luajtur me topa të gjatë dhe nuk ishte ky plani. Plani ishte të luanim, por nuk e bëmë”.

“U thashë se mund të humbim ndeshje, por jo në mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë”, ka thënë Ancelotti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.