Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Jemi zhagit me kundërshtu Zajednicën” – Krasniqi: Do t’i shkojë mbrapa Kurtit për ripërcaktim kufijsh

Gazeta10
23 May 2023 - 21:08

Nëse kryeministri i vendit do të tërhiqej nga themelimi i Asociacionit, dikush nga kundërshtarët e tij politik do t’i thurte lavdata duke i thënë ‘’bravo’’.

Kështu deklaroi në “Politiko’’, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i cili madje tha se nëse Kurti flet për ripërcaktim të kufijve do t’i qëndroj nga mbrapa, shkruan Gazeta10.

Unë bashkë me shokët e shoqet e mija në PSD i ka 10 vjet që e kundërshtojmë Asociacionin e zhagitum rrugës kundër Zajednicës. Le të del sot Albin Kurti edhe thotë se s’ka me bo e le të tërhiqet unë kam me kanë i pari që kam mi thanë bravo e ki mbështetjen tem. Le të del sot Albin Kurti e të fol për ripërcaktim të kufijve, unë në parti me to s’ka m me hi po përmas kam me i shku. I pari jam, publikisht po e them këtë fjalë.”, deklaroi ai në Kanal10.

Krasniqi edhe njëherë potencoi se nuk e ka ‘’dert’’ se kush do ta themeloj Asociacionin, sepse pavarësisht kryesit të veprës ai do ta kundërshtoj.

Nëse mendoni që kam qejf me u themelu Asociacioni, mu nuk ma nin kush e themelon Asociacionin. Unë e kam kundërshtuar edhe kur ka pas me themelu Thaçi e Mustafa. Kam mbet në linjën e njëjtë politike sa i përketë Asociacionit deri më sot. Kaq për qejfin tem.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.