Gazeta10

“Jeni hi me ba filma” – Kapen keq Rexhaj e Matoshi: Nëse tërhiqeni “horën e dheut” kam me ju ba

Betimi i kryetarëve të katër komunave të veriut ka përplasur ashpër deputetin e Vetëvendojes Arbër Rexhaj me komentatorin politik Halil Matoshin në Politiko në Kanal10.

Derisa deklaroi se me organizimin e zgjedhjeve lokale Qeveria e Kosovës solli rend e Ligj në ato komuna të vendit, Rexhaj tha se nuk ishte qëllimi që të “çlirohet veriu”, por të shtrihet sovraniteti edhe në atë pjesë të vendit, transmeton Gazeta10.

Matoshi pas kësaj deklarate i kërkoi Rexhajt që të garantoj se në komunat e veriut edhe konstituimi i organeve komunale do të mbahet në objekte komunale të Kosovës.

Në të kundërtën, Matoshi i tha deputetit Rexhaj se do ta bëj “horë”.

“A garanton që në katër komunat e veriut, betimi, konstituimi i organeve komunale kanë me u mbajtë në objektet komunale të Kosovës. Ose krejt, ose hiç. Jeni hi me ba filma. Dhe tani, nëse tërhiqeni nga atje, horën e dheut kam me ju ba. Kam me përdorë lapsin, shkrimin e gjithçka.”, u shpreh Matoshi.

Por, deputeti Rexhaj këto komente të Matoshit i quajti simbolike, pasi siç tha shërbimet për qytetarët janë më me rëndësi sesa një simbolikë e tillë.

“Këto për mua janë simbolika. Por, objekti kryesor i komunës ku realisht ka qenë kryetari i Listës Serbe ishte në atë komunë. Për mua me rëndësi është që Erden Atiq e ata të tjerët të ofrojnë qytetarëve shërbime. Ka pasë mungesë të tyre.”, deklaroi Rexhaj në Politiko./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën