
I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, Blero është përballur me pyetjen se jetën e cilit person do të dëshironte ta jetonte për një ditë.
Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe mjaft interesante: Donald Trump.
Blero tha se, po t’i jepej mundësia të jetonte për një ditë jetën e ish-presidentit amerikan, do të zgjidhte pikërisht atë për të përjetuar nga afër një ditë në jetën e një prej figurave më të njohura dhe më të diskutuara në botë.
Zgjedhja e Bleros u bë pjesë e bisedës në studio, duke ngjallur interes teksa ai zbuloi se Donald Trump do të ishte personi, jeta e të cilit do të dëshironte ta provonte për një ditë./Gazeta10