
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka njoftuar se përveç aksioneve me pako ushqimore në komunat e prekura nga vërshimet do të ndihmojë edhe me 200 mijë euro për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive.
“Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se poashtu kanë ndarë donacion 50 mijë euro ndihmë për tërmetin në Turqi dhe Siri.
“Shoqata bamirese “Jetimat e Ballkanit” perveç aksioneve me pako ushqimore ne komunat qe kane qene te prekura nga vershimet ne Kosove, do te ndihmoj edhe me shumen prej 200 mije euro per ndertimin e Shtepive apo renovimin e tyre. Poashtu Shoqata jone ka ndare 50 mije euro ndihme per termetin ne Turqi dhe Siri. Per te dyja keto aksione ne kemi marrveshje me Fondacionin “Behgjet Pacolli” ku do te bashkohen fondet e ndara nga Shoqata jone dhe fondacionit Pacolli per ti konkretizuar keto ndihma.”, thuhet në njoftim.
Tutje, shoqata bamirëse e njohur për ndihmat që u bënë familjeve shqiptare që kanës nevojë, kanë thënë se po luten që njerëzit e prekur nga vërshimet dhe tërmeti t’i ndihmojë Zoti./Gazeta10